Në Laç dje hynë në shtëpitë e reja 500 familje. Shtëpi të cilat u rindërtuan pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019. Rama mbrëmjen e djeshme postoj një foto ku shihej duke përqafuar një fëmijë, i cili ishte i veshur me rrobat e Babagjyshit.
Komentet ishin të shumta, por më epiku ishte i një ndjekësi që nuk mund të rrinte dhe pa përgjigjen e kreut të qeverisë.
“Jam kurioz të shoh veshur si Babagjysh e t’i bësh dhuratë Bashës një bravë magjike”, shkruan ndjekësi në faqen zyrtare të kryeministrit. Ndërsa Rama i ka kthyer përgjigjen duke qeshur “hahahhha” teksa e shoqëron edhe me emoji të qeshure me lot.





