Kë kërkon të mbrojë Prokuroria e Fierit, që sulmon persona familjarë dhe të pafajshëm?

0
8

Prokuroria e Fierit shpërndau paraditen e sotme një njoftim për mediat ku bënte me dije se ka sekuestruar një “Lamborghini Urus Mansory”.

Sipas Prokurorisë, kjo pasuri i përket shtetasit me iniciale A.M.

Por burime për Zjarr Televizion pohuan se ky automjet është në emër tjetër, të shtetasit me iniciale M.Ç.

Po ashtu mësohet se makina ka kushtuar 70 mijë euro, pasi ka qenë e përplasur.

Kujtojmë se kjo Prokurori rreth një vit më parë i bllokoi shtetasit A.M 2 milionë euro pasuri, pas dyshimeve se e kishin prejardhjen nga veprimtaria kriminale.

Edhe pse gjatë hetimeve për sekuestron e 2 milion eurove, shtetasi A.M u shpall i pafajshëm, por ende nuk e ka marrë pasurinë e sekuestruar.

Pyetja që lind nga gjithë kjo është fare e thjeshtë: Kë kërkon të mbrojë Prokuroria e Fierit që sulmon njerëz të pafajshëm duke u shkaktuar atyre trauma psikologjike?

Zjarr Televizion do t’i shkojë deri në fund këtij rasti, do të mësojmë se cili ekspert ka bërë aktin dhe ka vlerësuar këtë makinë me këtë vlerë, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Zjarr Tv Ad