Kush është Altin Ndoci, i burgosuri i rrezikshëm që u arratis nga spitali i burgut

0
0

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali i burgut rikthen edhe një herë pasigurinë në Durrës, pasi një person me rrezikshmëri të lartë, i përfshirë ndër vite në grabitje me dhunë, trafik narkotikësh dhe krime të rënda, lëviz i lirë në rrugët e qytetit.

Ndoci ka qenë i përfshirë në konfliktet e bandave në Durrës, Tiranë dhe Elbasan dhe është konsideruar pjesë e strukturave kriminale që kanë vepruar me pagesë në disa qytete të vendit.

Hetimet e SPAK e përshkruajnë atë si një elementët aktiv në skenën e krimit të organizuar, ndërsa dëshmitë e Nuredin Dumanit e pozicionojnë në rrethin e ngushtë të njerëzve të Talo Çelës, edhe ky një vrasës me pagesë, i zhdukur tanimë prej vitesh.

“Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin doja të vriteshin ata, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte, pasi Altin Ndoci deshi të vrasë vëllanë tim, por ju bllokua arma” ka treguar Nuredin Dumani.

E shkuara kriminale e Altin Ndocit

Problemet e para me ligjin, Altin Ndoci i ka pasur në vitin 2015, si autor i një serie grabitjesh automjetesh në Tiranë. Vjedhjet ishin kryer bashkëpunim me Sazan Cibukun dhe të dy ishin kthyer në një tmerr për pronarët e mjeteve, pasi kishte raste që i grabisnin me dhunë.

Altin Ndoci rezulton të jetë i dënuar edhe për trafik të lëndëve narkotike, por pasi la qelinë e burgut ai u rishfaq në skenë duke u lidhur me bandën e Talo Çelës.

Gjithashtu Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit e përshkruan Altin Ndocin si ushtar të Talo Çelës kur është pyetur se pse u prish marrëdhënia mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës. “Janë prish për 10 mijë euro që Altin Ndoci i kishte borxh. Altini ishte ushtar i Talos. Dora e parë që njihej me Çopjat. Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë buk. Në restorant në Elbasan. U vra nga vëllezërit Çopja. Vetë restoranti ishte i vëllezërve. E vranë që mos të fliste. E vranë që të humbnin gjurmët” ka thënë Fitim Dumani.

Altin Ndoci akuzohet për vrasjen e 4 personave nga SPAK. Ai dyshohet si ekzekutor në vrasjen e Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkozës dhe për ekzekutimin e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia.

Policia u bazua në dëshminë e një personi të quajtur Klevis Alla (Shiko foton lart) për të akuzuar Altin Ndocin për vrasjen e vëllezërve Haxhia, por ai nuk e ka pranuar asnjëherë të ketë marrë pjesë në ekzekutimin e tyre.

Grabitjet e Altin Ndocit sipas policisë

1.Më datë 18.12.2014 shtetasit e lartëpërmendur dyshohet se janë autor të vjedhjes së ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” Tiranë të automjetit tip – Mercedez Benz, me targa AA 711 DM, në pronësi te shtetasit Th.N,

2.Më datë 21.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës së shtetasit D.Xh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 966 GT.

3.Më datë 26.12.2014, gjatë natës ne rrugen “Tre Dëshmorët” ne ambjentet e pallatit “Sivis” shtetasit F.F, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”me targa AA 173 JX.

4.Më datë 02.01.2015, gjate nates në Yzberisht,Tiranë, pranë pallatit ku banonte shtetasi me iniciale S.Q, i kanë vjedhur e mjetin tip “Benz”, me targë AA134FL.

5.Më datë 03.01.2014, gjatë natës në rrugën “Rexhep Shalla“ në Yzberisht shtetasit D.Sh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targa AA 605 ER.

6.Më datë 09.01.2014, gjatë natës, në rrugën “3 Dëshmorët”, shtetasit D.B, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 009 T.

7.Më datën 14.01.2015, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët“,është vjedhur automjeti tip “Mercedez Benz”, me targa AA321AF, në pronësi të shtetasit Sh.G.

8.Më datë 02.02.2015 gjatë natës, në rrugën “Rexhep Shala”, është tentuar të vidhet automjeti tip “Benz Mercedes”, me targa AA 983KC, në pronësi të shtetasit A.D.

9.Më datë 06.02.2015, gjatë natës në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen Golf 5”, me targa AA 900 JX, në pronësi të shtetasit J.M.

10.Më datë 13.02.2015, gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen golf 5”, me targa AA 779 JM, në pronësi të shtetasit E.B

Zjarr Tv Ad