Tuesday, July 7, 2026
aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Ballina Aktualitet “Kuvendi të shpallë afatet e vetëshpërndarjes”, Artan Fuga apelon klasën politike: Nëse...

“Kuvendi të shpallë afatet e vetëshpërndarjes”, Artan Fuga apelon klasën politike: Nëse deputetëve u ka mbetur një fije përgjegjësie….

0
4

Ndërsa prej 38 ditësh vijojnë protestat për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen pa kushte të kryeministrit Edi Rama, profesori dhe akademiku Artan Fuga ka bërë thirrje që Kuvendi i Shqipërisë të shpallë afatet për vetëshpërndarjen e tij.

Në një reagim në rrjetet sociale, Fuga u shpreh se një vendim i tillë do të ishte i nevojshëm nëse deputetëve u ka mbetur ende një përgjegjësi morale dhe sociale.

Postimi i plotë:

E mira është që Kuvendi i Shqipërisë të shpallë afatet e vetëshpërndarjes së tij! Nëse deputetëve u ka mbetur një fije përgjegjësie morale dhe sociale!

Për sa më përket, kur më ka qëlluar të jem në komisione të Kuvendit të Shqipërisë për çështje të kulturës, shkencës, arësimit, rinisë, etj., kam vënë duart në kokë nga kotësia, nga mungesa e përgjegjësisë, nga rreshtimi partiak, nga mungesa e kompetencave profesionale, përse jo edhe nga budallallëku i ndonjë deputeti apo deputeteje. Por, nuk rikthehem më me emra se historia i ka hedhur në kosh! Kjo më ka bërë disa vite më parë të deklaroj se refuzoj nga ai çast e tutje të marr pjesë në ndonjë mbledhje komisioni kuvendor.

Ishte e kotë, dukej sikur merrje pjesë në një mbledhje kukullash me mekanizma të prishur brenda barkut prej kashte. 

Zjarr Tv Ad