Friday, August 28, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Meta mbërrin në Kushtetuese, kerkon të shpallet antikushtetues ligji për shembjen e...

Meta mbërrin në Kushtetuese, kerkon të shpallet antikushtetues ligji për shembjen e Teatrit

0
7

Presidenti i Republikës Meta ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Meta mbërriti rreth orës 13:08 i shoqëruar zëdhënës presidenti, Tedi Blushi.

Ne nje postim ne Facebook pak me pare, Presidenti e quajti te turpshme rrethimin me polici te Teatrit dhe përplasjet fizike të policisë me komunitetin e artistëve.

“Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare. As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!”

 

Zjarr Tv Ad