Mjeti humb kontrollin dhe përfundon në dyqanin e luleve, zhduken shoferi dhe pasagjeri

0
110

Një aksident i pazakontë është regjistruar  ditën e sotme në bulevardin ‘Ismail Qemali’ në qytetin e Vlorës, ku një automjet tip ‘Ford’, ka fluturuar nga rruga dhe ka përfunduar pothuajse brenda një dyqani lulesh.

Burime për media bëjnë me dije se nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar pasi shoferi dhe pasegjeri nuk janë gjetur nga vendngjarja. Ata janë larguar duke lënë të braktisur mjetin mes dyqanit të luleve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad