Ka nisur votimi në seancën e sotme plenare për zgjedhjen e Bajram Begajt, President i Republikës së Shqipërisë.
Ky është raundi i katërt që mbahet në Parlament për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha bojkotoi seancën, duke thënë se ajo që po ndodh në Kuvend, sipas tij është antikushtetuese.
“Në parlamentin e Shqipërisë po votohet në shkelje të Kushtetutës për presidentin e Republikës, njeriun që kalon nga karrigia e shefit të shtabit, në karrigen e kreut të shtetit, duke shkelur në mënyrë të hapur nenin e Kushtetutës, që ndalon ushtarakun aktiv që të zgjidhen në organe të tjera veç asaj të ushtrisë”, u shpreh Berisha.




