Altin Çoku, personi që nxiti 27-vjeçaren Sibela Abedini drejt vetëvrasjes, ka folur nga burgu për emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores, Evis Ahmeti. Çoku ka hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se instritucionet e vendit tonë kanë kryer padrejtësi ndaj tij.
A ka kërkuar që çështja e viktimës Sibel Abedinit të zbardhet duke përfshirë vënien në dispozicion të të gjitha mesazheve të shkëmbyera. Altin Çoku ka deklaruar se fotografia që qarkullon në rrjetet sociale është e montuar dhe se ajo është realizuar pasi Sibela i ishte afruar në tavolinë dhe i kishte kërkuar të bënin një foto.
“Më është bërë padrejtësi e madhe nga shteti shqiptar. Unë kam kërkuar të zbardhet çështje në themel e Sibela Abedinit, të vihen në dispozicion të gjitha mesazhet. Jam i gatshëm të bëj publike të gjitha mesazhet. Në jemi njohur në një lokal. Ato fjalë që ka dhënë Daniela nuk janë të vërteta.
I shpreh ngushëllimet familjes Abedini. Por nuk është asgjë e vërtetë Më ka ardhur në tavolinë, më tha a mund të bëjmë një foto, po i thashë. Ajo fotoja që është publike është e montuar. Unë e kam shpirtin plagë, sepse mediat kanë hedhur baltë mbi familjen time. Unë nuk ka natë që nuk e laj jastëkun me lot. Unë nuk flas me familjen time, unë nuk kam fytyrë të flas.
Kemi pasur një lidhje, por jo lidhje intime. Kemi shkëmbyer disa mesazhe. Kur ka dalë fotoja në tik tok kam qenë Live. Më ka shkuar Sibela dhe më ka thënë, ca është? I kam thënë ‘duan të ba bëjnë gropën dy dhe mua, kanë publikuar foton tonë të montuar.”, tha Altin Qoku.
Një 27-vjeçare i dha fund jetës, duke u vetëhedhur nga tarraca e një pallati në Kamëz pasi i kishin shpërndarë një foto intime në rrjetet sociale. Ngjarja ka ndodhur rreth dy vite më parë. Çoku akuzohet për shkaktim vetëvrasjeje të nënës 27-vjeçare.
Viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz. Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili gjatë kohës që ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në “Tik- Tok”.




