Pasi ka mbyllur Kapshticën, Greqia ka shtuar masat dhe në Kakavijë/ Ja çfarë po ndodh me shqiptarët

0
105

Greqia pas mbylljes së Kapshticës, ka vendosur kufizime të tjera dhe verifikime,  në pikën kufitare në Kakavijë.

Mëngjesin e sotëm, të gjithë ata persona që do të kalojnë në këtë pikë kufitare, do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë (rapid test), ku përgjigjja e të cilit, duhet të merret në vend, më pas do të mund të lejohet kalimi në doganë.

Pala greke, për këtë arsye në Kakavijë, ka vendosur t’i fusë në grupe të vogla personat që kalojnë, duke i testuar  më pas u jepet përgjigja  e testit, ku në këtë mënyrë, hapen portat për të hyrë grupi i rradhës.

Qeveria greke, ka kërkuar nga kalimtarët mirëkuptim, pasi është e vetmja mënyrë, që të vazhdojë të mbetet e hapur edhe pika e Kakavijës, sepse është e tillë situata, ku në mënyrë bëhet parandalimi i infektimit masiv.

Zjarr Tv Ad