Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është rishfaqur sërish për publikun. për herë të parë që nga seanca në Kuvend më 19 nëntor 2025
Ajo ka kryer inspektim në terren në Urën e Mifolit, ku situata nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive, është e rëndë.
“Është e rëndësishme të themi që të dyja prefekturat, si e Vlorës, ashtu dhe e Fierit, me qytetarët e bashkive të angazhuara në këto momente, jo vetëm qyteteve të prekura, janë angazhuar për ngritjen e qendrave të akomodimit dhe evakuimit.
Ne kemi parë dhe gjatë periudhës së tërmetit që banorët zakonisht nuk duan të largohen nga pronat e tyre, por jeta është ajo që është e rëndësishme në këto momente. Duhet të jeni në dijeni që Kryeministri është duke dizenjuar në këto momente, së bashku me Ministrinë e Financave, një paketë e cila do të garantojë dëmshpërblimin si për pjesën bujqësore, ashtu edhe për banesat”, tha Balluku.
Ndër të tjera ajo njoftoi se mëngjesin e së premtes do të mblidhet Komiteti i Emergjencave Ndërkombëtare ku në vëmendje do të jetë përmbytja në vend, duke bërë thirrje se duhen marrë masa përpara se situata të agravojë.
Nesër në mëngjes do të ketë një mbledhje të Komitetit të Emergjencave Ndërqeveritar, ku do të bëhet një adresim nga ana e Kryeministrit jo vetëm për zgjidhjen e situatës dhe gjithë përballimit të kësaj situate, por edhe për dëmshpërblimet që janë shumë të rëndësishme.
Nganjëherë është më mirë që të marrim masa edhe më të shpejta se vetë situate që mund të agravojë”, tha ndër të tjera zv/kryeministrja Belinda Balluku.




