Policia rrugore e Tiranës gjobit 120 shoferë në rrugën Myslym Shyri(VIDEO)

0
55

Në 12 orët e fundit, në zonën e quajtur “Myslym Shyri” në Tiranë, janë gjobitur 120 shoferë, pasi kanë kanë ndaluar mjetet në rrugën kryesore, duke shkaktuar trafik dhe bllokim të arteries kryesore, që lidh unazën e mesme me unazën e vogël dhe qëndrën e Kryeqytetit.

Në këtë rrugë, mbetet shqetësim i përditshëm parkimi i mjeteve në korsinë e lëvizjes, që sipas policisë, ka  krijuar pengesa serioze në qarkullimin e mjeteve, duke u bërë rrezik për ak*sidente.

Njoftimi i policisë:

Rrugoret e kryeqytetit, monitorim të dedikuar përgjatë 12 orëve, ndëshkojnë 120 automjete të pushuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në rrugën “Myslym Shyri”, e cila shërben si një arterie kryesore, për lidhjen e unazës së mesme me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.

Duke qenë se rruga “Myslym Shyri”, njihet si një nga rrugët më të rëndësishme për njësitë tregtare në kryeqytet, mbetet shqetësim i përditshëm parkimi i mjeteve në korsinë e lëvizjes, duke krijuar pengesa serioze në qarkullimin e mjeteve, duke u bërë kështu rrezik për ak*sidente rrugore, për shkak të manovrave që përdoruesit e rrugës, kryejnë nga njëra korsi në tjetrën.

Duke konsideruar vështirësitë e lëvizjes, për shkak edhe të kantiereve të ndërtimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, shqetësimet dhe problematikat që adresohen herë pas here nga qytetarët, në lidhje me parkimet e gabuara, kryesisht ato në rresht të dytë, Policia Rrugore e Tiranës, ka nisur zbatimin e një plani veprimi, mbi monitorimin dhe kontrollin e akseve rrugore, të evidentuara si me problematiket në raport me mënyrën e qëndrimit dhe pushimit të mjeteve në rrugë, me qëllim disiplinimin dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve, mbi rrezikun dhe problematikën që ata shkaktojnë, me sjelljen e tyre në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Rrugorët e kryeqytetit, do vijojnë patrullimet policore në funksion të planit të veprimit, me qëllim që përdoruesit e rrugës, të kuptojnë dhe respektojnë detyrimet ligjore, kur përdorin rrugën si zonë për përdorim publik, e destinuar për qarkullimin e këmbësorëve, mjeteve dhe kafshëve, sipas sinjalizimit rrugor të vendosur nga enti pronar i rrugës.

Policia e Shtetit, fton të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, të ndihmojnë në rritjen e parametrave të sigurisë, duke kontribuar të gjithë për ndërtimin e një ambienti më të sigurt.

 

Zjarr Tv Ad