Friday, August 7, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Presidenti Meta nis vizitën zyrtare në Tokio, merr pjesë në ceremoninë e...

Presidenti Meta nis vizitën zyrtare në Tokio, merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito

0
14
Zjarr Televizion Adccccc

Me ftesë të Perandorit të Japonisë, Presidenti i Republikës Ilir Meta niset sot për në Tokio, për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

Gjatë qëndrimit të tij në Tokio, Presidenti Meta do të pritet në një takim të veçantë nga Kryeministri i Japonisë, Shinzō Abe, si dhe do të ketë takime me disa kryetarë të shteteve të ndryshme, pjesëmarrës në këtë ceremoni.

“Japonia është një partner tepër i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë mirënjohës për solidaritetin, mbështetjen dhe ndihmat bujare teknike e financiare të dhëna ndër vite, që e kanë forcuar edhe më shumë ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar për Japoninë dhe popullin japonez”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Hapja e Ambasadave në Tiranë dhe në Tokio, i ka dinamizuar dhe zhvilluar marrëdhëniet si kurrë më parë, duke rritur jo vetëm bashkëpunimin politik e ekonomik, por mbi të gjitha kontaktet e drejtpërdrejta midis dy vendeve tona.

Zjarr Tv Ad