Rama do ndihmojë Kosovën me energji në dy ditët e festave, Pacolli: Faleminderit Kryeministër!

0
39

Biznesmeni dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka falenderuar publikisht kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale Pacolli falenderon kryeministrin për ndihmën që ai i ofroi Kosovës për të tejkaluar krizën e energjisë.

Sipas Pacollit një strategji e përbashkët energjitike midis dy vendeve duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjitike të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Po e riproduktoj tekstin nga Twitteri per gjestin e Kryeministrit Edi Rama! Faleminderit Kryeminister!!! Kryeministër @ediramaal për ndihmën e ofruar për tejkalimin e krizës energjetike të Kosovës. Një strategji e përbashkët energjetike mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjetike të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është rruga përpara!”, shkruan ai.

Më herët kryeministri Rama përmes një postimi në “Twitter” tha se do të ndihmojë Kosovën me çdo mundësi që familjet kosovare të mos i kalojnë në errësirë dy ditët e festës.

Zjarr Tv Ad