Pasi qëndroi për disa orë në Thumanë, ku mori pjesë edhe në ceremoninë mortore të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar për në Lezhë. Kreu i qeverisë do të inspektojë nga afër një pallat që rezulton shumë i dëmtuar nga tërmeti. Kujtojmë se në këtë qytet, lëkundjet e forta me magnitudë 6.3 të shkallës rihter kanë shkaktuar dëmtime të disa banesave, ndërkohë që në Laç është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ashtu si në Tiranë dhe Durrës.




