Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka reaguar pas akuzave publike që janë bërë ndaj tij sot, nga pedagogu Erges Eskiu. Sipas Gjatës, personi në fjalë nuk është fare pedagog i Mjekësisë dhe pretendon se as nuk e njeh e as e ka takuar.
“Te dashur miq, sot në nje televizion dikush qe nuk e njoh dhe as e kam takuar ndonje here deklaroi se Rektori i Universitetit te Mjekesise kercenon pedagoget qe te mos marrin pjese në protesta!
Dua te theksoj se deklaruesi nuk eshte fare pedagog i ketij Universiteti dhe t’ju siguroj se në pozicionin e Rektorit jo qe s’kam ndikuar por as kam takuar fare ndonje pedagog te FSHMT keto javet e fundit per shkak te ngarkeses shume te madhe!
Si Rektor i UMT jam zgjedhur nga votat e stafit Akademik dhe studenteve, prandaj në asnje rast nuk kam pare bindjet politike te askujt as në rekrutim as në promovim pervec merites!
Shpifjet ngado qe te vijne nuk do te me pengojne te jem deri ne fund në mbeshtetje dhe sherbim te studenteve dhe stafit te nderuar te UMT”, shkruan Arben Gjata.




