Sot Gjykata Administrative Durrës ka hedhur poshtë vendimin e Kryetares së Bashkisë Emiriana Sako në lidhje me shkarkimin nga detyra të nënkryetarit Arbër Braho.
Vendimi është marrë më datë 20 prill ndërsa lirimi i Arbër Brahos nga detyra është konsideruar i paligjshëm dhe me shkelje të procedurave administrative.
Në të njëjtën kohë, Gjykata Administrative ka ngarkuar me përgjegjësi financiare institucionin e qeverisjes vendore për këtë vendim të paligjshëm.
Arbër Braho mbante pozicionin e nënkryetarit të Bashkisë Durrës që prej vitit 2013.
Shkarkimi i Brahos nga posti i Nënkryetarit të Bashkisë Durrës
Arbër Braho u largua nga posti i Nënkryetarit të Bashkisë së Durrësit në nëntor të viti 2021. Menjëherë pas largimit, në statusin e tij në rrjete sociale, Arbër Braho, i cili është edhe djali i Spartak Brahos, e etiketonte Sakon si “vegël” të ish-kryetarit Vangjush Dako, duke aluduar se merrte direktiva prej tij.

Postimi i Arbër Brahos në rrjetet sociale
Në një intervistë televizive, për BalkanWeb, Braho i qëndroi këtyre pretendimeve dhe shtoi se çdo dy dit, Sako dhe Dako, takohen në një lokal të Durrësit ku merren indikacionet se di do të veprohet më tej.
Për Brahon krisja mes tij dhe kryetares së bashkisë, ka nisur ku kundërshtoi blerjen e një zjarrfikëseje, për të cilën tanimë ka nisur një hetim dhe SPAK e ka disa të arrestuar.
Si erdhi shkarkimi juaj Si mësuat për këtë?
Braho: Në orën 16:00 më telefonojnë nga protokolli i bashkisë e më kërkuan të paraqitëm sepse kam një shkresë për të tërhequr. U paraqita. E mora shkresën dhe pashë vendimin për lirim nga detyra. Kërkova të kontaktoja me kryetaren në detyrë, por nuk ishte, firmosa dhe u largova. Nuk prisja të vinte kaq shpejt, por prisja të ftohej pak si pjatë kjo e denoncimit. Kam mbi 3 muaj që nuk komunikoj fare me zonjën Sako. Unë jam paraqitur në detyrë gjatë gjithë kohës.
A jua ka përmendur statusin në rrjete sociale zonja Sako?
Braho: Jo. Absolutisht jo. Kjo ishte surpriza, sepse të lirohesh me një vendim kaq të thatë është zhgënjyese, aq më shumë ku para disa kohësh zonja Sako ka firmosur një tekst që zoti Braho vlerësohet për profesionalizmin.
Çfarë ndodhi me statusin në rrjete sociale?
Braho: Nuk e kam fshirë. I qëndroj çdo fjale të thënë në status. Por Ëhatsappi i mban 24 orë statuset dhe më pas i fshin. Për fat, unë nuk përdor rrejte sociale, kam vetëm Ëhatsapp dhe Skype.
Braho: Nuk e di pse i ka bërë çudi atit apo njerëzve, sepse një person i shpallur non grata nga DASH.
Çfarë ka ndodhur?
Braho: Unë e bëj përgjegjës zotin Dako dhe zgjatimet e tij në Bashkinë Durrës për arrestimet e SPAK-ut. Në gjykimin tim lista e arrestimeve nuk është e plotë. E kam fjalën për arrestimin e Bashkisë Durrës, janë dhe 4 persona që duhet të arrestoheshin. Janë tre njerëz të mirë për ta, hallexhinj dhe janë në atë situatë… Po flasim për tenderin e autoshkallës. Bëhet fjalë për autoshkallë zjarrfikëse. Veç pjesës së tenderit dhe pjesa që erdhi më mbrapa me marrjen në dorëzim. I është komunikuar kryetares në detyrë që para se të avancohej kjo histori, kam kërkuar që mjeti autoshkallë rezulton me defekte. Ajo më ka thënë që ta kthejmë mbrapsht e të mos bëhet pranimi. Më pas situata ka ndryshuar plotësisht. Është lidhur kontrata me subjektin. Drejtori i repartit zjarrfikës nuk ka pranuar të bëj hyrjen të mjetit sepse është jashtë funksionimit teknik.
A patët qëndrim publik për këtë rast?
Braho: Unë nuk isha i përfshirë në këtë histori. Unë e kam bërë çdo gjë në funksionin e një zyrtari dhe këshilltari.
Ju thoni që kryetarja në detyrë është vegël e Vangjush Dakos, sipas jush ai e komandon?
Braho: Po. Për fat të keq po.
A keni fakte të tjera përveç kësaj që shkruani?
Braho: Unë banoj në të njëjtin pallat me prindërit e mi. Rastis që i takoj dy herë në javë. Zonja Sako dhe zoti Dako takohen çdo dy ditë te restorant Piazza për direktiva. Këto janë të regjistruara.
Spartak Braho: Rama na ka harruar, nuk fitohen zgjdhjet më Vangjush Dakon si shef shtabi
Ish-deputeti Spartak Braho deklaron se PS-ja nuk mund t’i fitojë zgjedhjet në Durrës duke vendosur si kryetar shtabi Vangjush Dakon.
Duke folur për emisionin “Frontline” në “News 24” Braho u shpreh se Rama ka lënë mënjanë shumë ish-deputetë socialistë dhe vetë ai i ka tërhequr vërejtje për bashkëpunimin e tij me Dakon.
“Rama na ka harruar. Rilindja nuk ngjiti. PS ishte parti e madhe dhe e ardhur nga Partia e Punës dhe erdhi duke u modernizuar, duke u çliruar nga dogmat komuniste dhe kaloi në një parti social-demokrate. Ka nevojë të reformohet. Kryeministri është një drejtues ekzekutiv shumë i zoti, edhe shumë punëtor, por është defektoz në zgjedhjen e njerëzve që ka angazhuar.
Nuk fitohen zgjedhjet duke vënë kryetar shtabi Vangjush Dakon. Është ‘non grata’. Dje ishte me strukturat e PS-së ai. Një njeri që e ka bërë Durrësin çarap. Është kreu i ‘Cosa Nostra’-s, jo në thonjëza, por reale në Durrës. Motra e tij shefe llogarie në bashki, vëllezërit e tij ndërtojnë pallate, hotele në toka shtetërore. Do votoj për PS-në jo për Vangjush Dakon. Ka shkatërruar partinë. Prishi partinë. Ndërtoi struktura apo njerëz që kishin të bënin me kupolën familjare, shoqërinë, thirri malavitën i bëri ortakë, një pjesë janë ortak, i përdori edhe në zgjedhje, derisa një ditë e mbushi kupën u shpall non grata. I thashë z.Rama çfarë do ti me këtë. S’ka PS në Durrës, kjo më djeg”, tha Braho.




