Monday, July 6, 2026
Ballina Aktualitet Shqipëria në zgjedhje të parakohshme? Alimehmeti: Nuk ka zgjidhje tjetër në këtë...

Shqipëria në zgjedhje të parakohshme? Alimehmeti: Nuk ka zgjidhje tjetër në këtë situatë

0
7

Këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, tha në A2CNN se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje pas 36 ditëve protestë para Kryeministrisë.

“Vazhdoj mendoj që nëse duan ta provojnë se ku jemi me këtë lloj mesazhi, çfarë prodhoi, kjo s’bëhet dot ndryshe përveçse me një palë zgjedhje. Nuk analizojmë dot sloganet, slogane ka pasur edhe PD në protestat e veta, apo çdo parti tjetër”, tha Alimehmeti.

Ai theksoi se kërkesa që i bashkon të gjitha forcat dhe rrymat në protestë është dorëheqja e kryeministrit Rama.

“Kërkesa që i bashkon të gjithë rrymat në protestë është dorëheqja e Edi Ramës. Kam parë një pankartë që ishte më domethënësja: “Bashkë deri sa dorëheqja të na ndajë”. Edi Rama duhet të largohet, në këtë emërues të përbashkët janë të gjitha forcat aty, dhe është rezistencë e madhe. Janë më afër objektivit se sa nga dita që e nisën”, u shpreh Alimehmeti.

Zjarr Tv Ad