Është ulur lehtë kurba me shifrat e të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit. Nga të dhënat e raportuara nga ministria e Shëndetësisë, janë identifikuar 410 raste të reja me COV ID-19, ndërsa për fat të keq 8 persona kanë humbur jetën.Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVI D, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet CO VID: Një 65 vjeçar nga Kavaja, një 68 vjeçar nga Kurbini, dy 76 vjeçar nga Tirana, një 64 vjeçare dhe një 67 vjeçare nga Elbasani, një 74 vjeçar nga Kuçova, një 80 vjeçar nga Fieri.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVI D19.Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covi d19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.



