Monika Kryemadhi i përgjigjet Erion Veliajt: Po i them të sqarojë firmën e tij këtu dhe me vulë në emër të bashkisë këshillit që ka marrë një angazhim financiar 30 vjecar në mënyrë të paligjshhme për të paguar një koncension të paligjshëm që ka ardhur si rezultat i firmës së paligjshme të Veliajt.
Ky oratori i madh që me urdhër nga Holanda doli për të folur të sqarojë angazhimin 30 vjecar të bashkisë dhe ministrisë së Financave dhe taksave të qytetareve për të paguar për inceneratorin e Tiranës.
Veliaj ka shumë të drejtë që ligjëron si bilbil i ngrysur në tv por gjëja e parë që duhet të bëjë të përgjigjet për firmën e tij që ka ndryshuar fati i një një koncensioni të paligjshëm e ka ngarkuar me një barrë 30 vjecare por të paguar qytetarët e gjithë Shqipërisë.
Ku janë 128 mln euro të investimit të kompanive të inceneratorit të Tiranës që i kërkuan Veliajt me vrap të dale te shpjegojë?
Në mendimin tim jo, por është SPAK që është në prOvë për të provuar a janë 128 mln të kompanisë ofshore ne hollandë që ja kanë nënkontraktuar Klodian Zotos që ishte përfaqesues zyrtar i kompanisë ofshore në Holande?
Paratë e buxhertit i kanë kaluar kompanisë offshore por është detyrim i SPAK për të zbardhur.
I them oratorit mjaftist që s’ka më kohë të bësh presion as ndaj gjyqtarëve




