Sunday, April 12, 2026
Ballina LAJME Tiranë, AKU bllokon mbi 500 kg mish të pasigurt në një ‘Fast...

Tiranë, AKU bllokon mbi 500 kg mish të pasigurt në një ‘Fast Food’, gjobë 5 mln lekë

0
53

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mbi 500 kg mish të një Fast Food në Tiranë, pasi ishte i papërshtatshëm për t’u konsumuar dhe e gjobiti subjektin me 500 mijë lekë.

Në njoftimin zyrtar me foto, AKU thotë: “566 kg produkt gjiro i bllokuar. Fast-food-i me kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kryerjen e kontrolleve me qëllim garantimin e shëndetit të konsumatorëve në këtë prag festash të ndërrimit të viteve.

Nga kontrolli i kryer në subjektin “V. Gj.”, me aktivitetit fast food, Tiranë, u konstatua se produkti gjiro përpunohej në kushte të papërshtashme higjieno – sanitare.

Si rrjedhojë nga ana e trupës inspektuese u bë bllokimi i këtij ambienti, ndaj subjektit u vendos masë administrative “gjobë” me vlerë 500 000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 566 kg produkt gjiro për të cilat u krye marrje mostre për t’u analizuar për treguesit mikrobiologjik.”

Zjarr Tv Ad