Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:22 të kësaj të mërkure, në rrugën dytësore në Manzë të Durrësit.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni.
Si pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, Kleo Vrioni, 25 vjeç, dhe dy pasagjerët, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç, njofton Policia.
Dy pasagjerë të tjerë, R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë plagosur. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tre të rinjtë ndërruan jetë në vend, ndërsa dy të tjerët u dërguan me autoambulancë fillimisht drejt spitalit të Durrësit, ndërsa më pas në Tiranë, për një mjekim më të specializuar.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tejet e lartë e lëvizjes, gjë që ka çuar më tej në humbjen e kontrollit të automjetit tip BMW.
Një nga viktimat mësohet se është shtetase italiane.
“26-vjeçarja ishte ardhur për pushime”, theksoi gazetarja. Katër të tjerët janë banorë të Sukthit, kushërinj dhe të njohur me njëri-tjetrin.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor. Vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.






