Tritan Shehu: Rama po shkatërron spitalin e Përmetit për qendra refugjatësh

0
0

Nga Tritan Shehu

Pse Qeveria transformon spitalin e Përmetit dhe Përmetin vetë në qendër për emigrantët?

Pse duhet ky projektvendim tinzar që kërkon të hapë qendra të reja për emigrantët nga Siria, Gaza e Libani, në Qarkun e Gjirokastrës?

Në vend që Spitali i Përmetit të reabilitohet, të bëhet funksional, qoftë edhe i përdorur për qëllime të përcaktuara mjekuese a reabilitative, ky institucion lihet në mëshirë të fatit…

Kërkohet të shkatërrohet tërësisht, për t’u kthyer në një qendër pritjeje emigrantësh…

Dhe absurditeti nuk ka fund, thuhet një pjesë e tij, pra gjysmë “spital” e gjysmë refugjatë!!

Në vend që në Memaliaj të investohet për përmirësimin e jetës së ish-minatorëve, qytetarëve, të rinjve

Projektohet nga Qeveria një investim për një tjetër qendër refugjatësh!

Dhe kjo ndodh kur fluksi i refugjatëve që kalojnë në Shqipëri është ulur ndjeshëm.

Thuhet për refugjatë nga Siria, kur Siria ka hyrë në rrugën e stabilitetit, pra të uljes së numrit të atyre që largohen andej.

Përmendet Libani, në të cilin rivendosja e ligjit po afron me çarmatimin e Hezbollah dhe çmontimin e rolit të kësaj organizate terroriste.

Ndërsa Gaza aktualisht nuk përbën ndonjë burim emigracioni, aq më shumë nesër me implementimin e plotë të planit Trump.

Këtej del një pyetje e rëndësishme:

Çfarë fshihet pas këtyre mjegullnajave që Rama e Qeveria po përhapin?

Tingëllojnë si një përgatitje ogurzezë, tip Gebels, për mënxyrat e reja që po hartohen në kurriz të shqiptarëve e Shqipërisë nga kjo Rilindje. E cila është gati të shesë gjithçka, të sakrifikojë çfarë ka më të rëndësishme ky komb për pak pushtet e fitime.

Zjarr Tv Ad