Pas përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Demokratike ka denoncuar raste të shumta të manipulimit dhe vjedhjes së votave. Ditën e djeshme drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli së bashku me Flamur Nokën, kanë denoncuar një person të quajtur Sinan Patozi, i cili sipas tyre ka ndarë në rrjetet e tij sociale foto me zarfet e votave të emigrantëve, duke shkruar se çfarë të bëjë me këto vota, t’i plotësojë vetë apo jo.
Për të folur për këto akuza, Sinan Patozi ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin, në Syri Tv.
Sinani i famshëm që dekonspiroi nga naiviteti batërdinë që është bërë me votën e diasporës, duke bërë njëkohësisht patronazhistin për llogari të Taulant Ballë, punonjësin e DHL dhe njëkohësisht siç vetë deklaron më videot e tij në rrjetet sociale të publikuara më parë nga Syri edhe numëruesin e votave të fisit e shoqërisë së tij.
Në fillim të lidhjes Sinani u përpoq të mohojë rolin e tij, por gjatë bisedës ka pranuar takimet me Taulant Ballën në Firenze.
Duke qenë se patronazhist Sinanit po i dilte situata nga kontrolli gjatë bisedës me Flavion, është futur i vëllai, i cili i ka marrë telefonin nga dora dhe ka filluar të kërcënojë gazetarët me padi në SPAK.
Pra, në videon e mëposhtëme dallohet qartë që Taulant Balla jo vetëm ka rekrutuar punonjës të DHL nëpër vende të ndryshme të Europës, por edhe i ka bindur ata se SPAK-u është i tyri dhe do t’i mbrojë nga cilido që përpiqet të publikojë masakrën elektorale me votën e diasporës./syri.net




