Vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 25 vite burg për Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën

Share

SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e vrasjeve të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në vitin 2005, duke kërkuar nga 25 vjet burg për Emiljano Shullazin, Viktor Bajraktarin (Imeraj), Indrit Taullain, Lulzim Berishën, Plaurent Dervishajn dhe Indrit Rusin.

Për Luftar Reçin, Prokuroria e Posaçme kërkon 8 vjet burg, për shkak të statusit të tij si bashkëpunëtor i drejtësisë.

Dosja në fjalë lidhet me dy vrasje të bujshme të ndodhura në vitin 2005, të cilat për vite me radhë mbetën pa një zbardhje të plotë. 

Read more

Local News