Panairi i Librit në Tiranë do të mbahet në datat 24-28 dhjetor, në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Datat e reja janë konfirmuar nga Petrit Ymeri, kreu i Shoqatës së Botuesve, pas vendimit për shtyrjen e aktivitetit.
Shtyrja u vendos për shkak të situatës së krijuar nga protestat, me shqetësimin se zhvillimet aktuale mund të ndikonin në pjesëmarrjen e lexuesve dhe vizitorëve në panair.
Organizatorët shpresojnë që periudha e festave të fundvitit të sjellë më shumë qetësi dhe t’u krijojë qytetarëve mundësinë për të marrë pjesë në një prej aktiviteteve më të rëndësishme kulturore dhe letrare në vend.

