Zjarret në Greqi, evakuohen mijëra persona

0
22

Mijëra njerëz janë evakuuar nga hotelet dhe plazhet në Greqi ndërsa zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë dhjetëra zjarre në të gjithë vendin.

Rreth 700 zjarrfikës po luftojnë me flakët, ndërsa zjarret u përhapën nga erërat e forta dhe moti i nxehtë.

Një nga zjarret më të këqija, në ishullin Samos, detyroi autoritetet të evakuojnë njerëzit nga hotelet.

Greqia përfshihet shpesh nga flakët ndërsa temperaturat rriten në muajt e thatë të verës.

Kreu i mbrojtjes civile në Greqi paralajmëroi të dielën për një rrezik të lartë nga zjarret që kanë përfshirë disa zonë, mes tyre rajonin jugor të Peloponezit dhe Kretën.

Zjarri në Samos gjatë fundjavës çoi në evakuimin e rreth 1.000 turistëve dhe banorëve nga plazhet e njohura në lindje të ishullit, raporton agjencia greke e lajmeve ANA.

Dy persona janë vënë në pranga në Kretë për zjarrvënie të qëllimshme.

Zjarr Tv Ad