Epidemi, fluks fëmijësh në spitalin e Gjirokastrës

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për shkak të virozave gripale, spitali i Gjirokastrës është tejmbushur me fëmijë. Në ambientet e godinës “Omer Nishani” paraqiten çdo ditë 35 deri në 40 fëmijë me këtë gjendje.

Sipas mjekut Edmond Kotoni, nuk ka vend për panik, ndërsa fëmijët kanë temperaturë të lartë dhe shenja të tjera virale.

Edmond Kotoni, mjek pediatër: “Zakonisht na kanë ecur mirë, nuk ka pasur komplikacione, sepse varet nga rezistenca e fëmijës. I kemi këshilluar dhe nënat dhe prindërit që në raste që shikojnë elementë siç janë puçrrat ose temperatura, të drejtohen tek mjeku specialist për ta përjashtuar këtë lloj sëmundje.”

Për sëmundjen e njohur si lia e dhenve, autoritetet spitalore të  Gjirokastrës kanë njoftuar edhe Shëndetin Publik. Transmetimi lehtësisht nga një fëmijë tek tjetri e ka ndërlikuar tejmase situatën në këtë qytet. Ndërkohë, ka pasur dhe raste të rënda por jo me humbje jete. Mësohet se në dy kopshtet e qytetit prindërit janë njoftuar për sëmundjen duke i tërhequr fëmijët deri në shërimin e plotë të tyre.

Zjarr Tv Ad