Erion Veliaj flet për përkrahjen nga artistët:Të turpshme sulmet ndaj Luizit dhe Oltës, vetëm pse s’pëkrahin Saliun

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi mbështetjen e madhe që ka marrë në këto zgjedhje nga artistët.

Ai tha se Bashkia e Tiranës i ka mbështetur të gjithë artistët, pa dallim, edhe ata që kanë bërë këngën e fushatës së PD-së.

Veliaj solli dhe rastin më të fundit të sulmit nga drejtuesit e Foltores kundër Luizit dhe Oltës së Big Brother.

“Të shikosh çfarë i bënë Luizit e çfarë i bënë Oltës, ishte për turp. Pra, ai lloj linçimi ku ti i thua të tjerëve ‘Ose me mua, ose unë të turrem me libër shtëpie’, tregon se në ç’gjendje të rëndë mendore janë – por nuk është vetëm Saliu, është e gjithë ajo psikozë, që e drejton atë copë që ka ngelur nga PD-ja.

Kur shikon njerëz që i turren Çiljetës pse ti flet mirë për Parkun e Liqenit dhe për Tiranën, ndërkohë që ajo është një nënë që po rrit fëmijën këtu dhe flet për gjëra që po ndodhin në Tiranë”, theksoi Veliaj.

Zjarr Tv Ad