Është dënuar me 5 vite burg në Itali, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

0
19

Uniformat blu kanë vënë në pranga një 52-vjeçar në Tiranë pasi rezulton i dënuar me 5 vite burg në Itali.

Bilbil Elezaj është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.

Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprën penale “Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie”.

“Bilbil Elezaj, banues ne Tiranë, ishte shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tirana, pasi Autoritetet Gjyqësore në Bolonjë / Itali me vendimin nr. SIEP 815/2018 dt. 25. 10. 2018 e kanë dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian,”-raporton policia.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZQK Interpol Tiranë, me qëllim ekstradimin e 52-vjeçarit drejt Italisë.