‘Është zero nga mendja’/ Vasili: Rama sulmon Gjermaninë, që të mbrojë Sinaloan!

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shprehet se Edi Rama, ka nisur të sulmojë Gjermaninë për të mbrojtur lidhjet e tij me kartelin e Sinaloas.

Mesazhi i Petrit Vasilit:

Rama gënjeshtër e re, tani e ka me Gjermaninë, që të mbrojë Sinaloan!

Po si nuk u ngop duke gënjyer ky shkollëpak.

Për të justifikuar lidhjet e veta me Sinaloan gënjeu prap si derr. Ngatërroi Spanjën në Pandemi, pastaj Zvicrën për energjinë elektrike, tani ju hodh Gjermanisë.

Me gojën plot dhe trurin bosh shkollëpaku deklaroi dje, që pasuria e Kartelit te Sinaloas është më e madhe se GDP e Gjermanisë.

Agjencia Bloomberg qartësisht tregon se GDP e Gjermanisë është mbi 3.8 trilion dollarë (tre mijë e tetëqind miliard dollarë) kurse pasuria e Sinalos është rreth 3 miliardë dollarë, pra nja një mijë e dyqind herë më pak se Gjermania.

Për të justifikuar pastrimin e parasë, që bëhet sheshit anë e mbanë vendit, ky Rama gënjen dhe thotë gomarllëqe të tilla.

Se ky edhe gënjen edhe lë gjithmonë nam se është vete zero nga mendja dhe zero i ka edhe ata, qe mban përqark.

Shiheni videon dhe e kuptoni se ky është gënjeshtra vetë plot 2 metra e gjatë.

Zjarr Tv Ad