Everton merr talentin e Juventusit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Everton ka rënë dakord për transferimin e talentit 19 vjeçar Moise Kean nga skuadra e Juventus.  Anglezët janë në kërkim të përforcimit të sulmit dhe sëbashku me Kean ata kërkojnë të sjellin dhe yllin e Crystal Palace, Wilfried Zaha një emër ky shumë i lakmuar këtë merkato.

Sipas gazetës Goal, marrëveshja është e përfunduar dhe pritet zyrtarizimi. Shifra e transferimit nuk bëhet ende e ditur, por sipas informacioneve mund të jetë rreth 36 milionë euro, e njëjta shifër që Everton ka ofruar në qershor.

Pasi Juventus nënshkroi me Mathijs De Ligt largimi i Kean do t’i sillte shumë përfitime. Gjithashtu dhe italiani do të përfitonte nga largimi pasi tek Juventus vendin e tij e mori Cristiano Ronaldo.

Everton ka shitur 2 sulmuesit kryesorë pas një sezoni jo të mirë dhe me afrimin e Kean ka sjellë një ndër sulmuesit e rinj më të mirë.

 

Zjarr Tv Ad