Familjarët e viktimave të Otrantos, letër të hapur kryeministrit Rama dhe presidentit Meta

0
187
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në redaksin e Zjarr TV, ka mbërritur një informacion, ku familjarë të viktimave të Otrantos i dergojnë një letër të hapur kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Meta.

Letra e plotë:

                                             LETËR  E  HAPUR

 

Drejtuar  :  –PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISE

  1. ILIR META

-KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISE

  1. EDI RAMA

Ne  që po ju drejtojmë  këtë  letër  jemi  disa   nga  familjarët e  “Të  mbyturve në  Kanalin e Otrantos  ne vitin 1997”.

Kjo  leter  është  e hapur  për faktin   se  kemi  disa vjet  që ngreme  zerin  , bërtasim  ulërasim   me ulërimen therëse  të një  nëne,  të  nj fëmije,  të  një prindi,  të  një  bashkëshortje  dhe    kjo ulërimë  nuk dëgjohet  nga  asnjë .

Kemi  23  vjet  që orvatemi   sa  andej këtej    nëpër gjykata  ,  dhe  e dini  pse ????

  • Për një të  drejtë , për  një të  vërtëtë .

Natën e 28  Marsit 1997 ,  një anije  me   mbi 100  frymë   njerësore  , gra  femije   burra   u pre  ne pabesi .

 Pak  kronologji  në vite  rreth ngjarjes :

Në  28  Mars  1997   Anija I Katerti I Rades   u nis  nga  porti I Vlores  drejt shtetit  Italian .. Në  vendin  e quajtur  “Kanali I  Otrantos” , anija Sibila I është afruar   dhe mengjithëse  nga ana e  anijes tonë i është  bërë  shenjë  për ndihmë  duke  nxjerrë  në kuvertën e anijes  fëmije  të mitur , ajo  e  ka goditur  dhe   pasojat  ishin tragjike .

Në datën 14.11.1997   është nxjerrë anija  nga fundi I detit  së bashku  me shumë gra  e fëmije  që  ishin ne  gabinat e  saj.

Menjëherë  na është ofruar   nje zonje  “e nderuar” , me lot  ne sy  duke na   ofruar  ndihmë  si një atdhetare e  madhe , Znj. Avokate Natasha  Shehu .

Nga   ai   moment  ka  filluar  karvari I vuajtjeve  tona  …..

Nga ana e Avokates   Natasha  Shehu  , është  përdurur  cdo  mashtim I mundshëm  për  të  na  manipuluar   dhe perfituar  mbi  fatekeqsine  tonë.

Ne I jemi drejtuar   disa here  instancave shtetërore  duke I kërkuar  ndihmë  per te na perfaqësuar  , pasi si ne  dhe  viktimat  e kësaj tragjedie  jemi  shtetas  shqiptar , por  kjo  kërkesë e jona  ka rënë në  vesh të shurdher.Jemi pritur  e përcjellë nga pushetarët  të cilët , na  kanë premtuar dhe sa kanë mbyllur derën  na kanë harruar.

Anija   “I katerti I Rades” ishte  pronë e shtetit  shqiptar  , po ky  shteti ynë  as  për këtë  nuk mundi  të bënte asnjë  gjë…

Kjo anije është  bërë  monument  në nder  të viktimave  të  kësaj tragjedie   ne  token Italiane . Ne  nenat ,  fëmijët  dhe  familjarët  e tyre  duhet  te  marrim rrugen e gjatë për të  vënë një buqet  me  lule  pranë  saj ,

…  SA PARADOKS…. “

Nderkohë që  ne  na është premtuar qe kjo anije  do  të vihej në  portin e  Vlorës  dhe ne mund  te shkonim  lirshëm , pasi  peë ata 24  persona që nuk u  gjetën kjo ishte  si  një  monument  .

Pasi   u zvarritëm  disa  vite  nga avokatja  shumë e nderuar Znj. Shehu , mundëm të kontaktonim  një avokat tjëtër   shqiptar  , I cili   na u  duk sikur  na ofroi  një  reze shprese .

Av.  Engjell Agace  , mori persipër   me korrektësi problemin tonë   deri  në momentin  I cili për arsye  të  një detyre shtëtërore   ju desh  të  linte  në mes  këtë  detyre.

Ne  kërkojmë  nga ana Juaj  të   interesoheni për  këta  shtetas  shqiptar   , pasi  kanë  23  vjet  që po sorrollaten  dyerve te  gjykates të shtetit Italian.

Ne daten 14 Gusht 2018  ne qytetin e Genoves – Itali u u shemb  nje ure disa vjecare , nga kjo fatëkeqësi pasi shumë  të vdekur  e të lënduar.

Shtetit Italian u gjend pranë nënshtësave te tij , I ndihmoi I perkrahu,  ndërsa ne kjo përkrahje  na ka munguar ndër vite dhe jemi gjendur të vetëm përball shtetit  Italian.

Sot  femijet   janë  rritur  me  një brengë  në  zemër , me  një  vend  bosh…..

Nënat  janë plakur  e loti  ju është tharrë  në faqe….

Bashkëshortet  kanë marrë  përsipër  një barrë  të  madhe   me një brengë  në zemër ….

Në datën 26.11.2019  me  ngjarjen e  termetit   ne u prekem  të  gjithë  , por  ajo që  shenojë  me fortë  ishte  fakti që shteti  u ngrit  në kembë  për një dukuri   natyrore  dhe tregoi pergjegjeshmerine e  tij , po për  ne  ku ishte  vallë  ??? Ku ishte kur  ndodhi   ky  krim I shëmtuar, ku është sot …..  ?????

Kemi   23  vjet  që kërkojmë  të drejtën  tonë ,  po ku  valle  ??? 

E  kërkojme  te  shteti që akuzojmë se  na  vrau  familjarët  tanë .  Pse valle ai  qe  vret   a e  pranon ???? Pak  e pabesueshme , por  ky është  fakt ….

  • Kërkojmë DREJTËSI , në emer  të  fëmijeve  të vegjel qe nuk u rritën  kurrë, në emër  të  vajzave që nuk u bënë dot  nuse , në  emër të  atyre  nuseve  që nuk e morën  dot  fëmijën e tyre ne dorë po dhanë  shpirt bashkë , në  emer te atyre prindërve që nuk panë fëmijet e tyre  duke u rritur .

Klithma  e tyre  oshëtin nga fundi  I  detit  dhe  kërkojnë DREJËSI .

Po ju drejtohemi me këtë letër  pë të kërkuar të beni atë qe nuk eshte bërë ndër  vite .

 

Zjarr Tv Ad