Ferrari ekspozitë për Schumacherin në 50-vjetorin e lindjes

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Legjenda e Formulës 1, Michael Schumacher do të festojë 50-vjetorin e tij më 3 Janar të vitit 2019, edhe pse në kushte jo të zakonshme. Për këtë arsye Muzeu i Ferrarit do të hapë një ekspozitë të veçantë për Michael Schumacherin,  bëri të ditur ekipi italian i Formula One.

“Është menduar si një festë dhe një shenjë mirënjohjeje për shoferin më të suksesshëm të Ferrarit”, tha kompania në një deklaratë.

Schumacher, i cili mbush 50 vjeç më 3 janar, pësoi një dëmtim të rëndë të trurit në një aksident me ski, në vitin 2013, dhe nuk është parë në publik që prej asaj kohe.

 

Zjarr Tv Ad