Festat e fundvitit, ja masat e marra nga policia e Elbasanit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Elbasanit ka hartuar një plan masash duke përcaktuar objektiva të qarta për të siguruar mbarëvajtjen e ditëve festive dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët.

Në këtë plan masash janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për strukturat e policisë nëpërmjet të të cilave synohet:

– Rritja e sigurisë së komunitetit.
– Parandalimi i ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë nga strukturat e Policisë.

– Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, planifikimi dhe zbatimi i masave për kapjen e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
– Rritjen e prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale.
– Forcimi i masave për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarre duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligj zbatuese.

Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshet publike, Qendra Tregtare që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj.

 

Zjarr Tv Ad