Fevziu i nxori rrogën 5 milionë lekë, reagon menjëherë Policia e Shtetit: Shifra janë të pavërteta…

0
184
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit ka lëshuar një reagim zyrtar, në përgjigje të disa të dhënave që janë publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Referuar Fevziut, paga e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku është 572,500 lekë të reja ose 5.7 milionë lekë të vjetra.

Mirëpo, në reagimin e Policisë së Shtetit, menjëherë pas përfundimit të emisionit, bëhet me dije se të dhënat e publikuara janë tërësisht të pavërteta, pasi Drejtori i Përgjithshëm e ka pagën bruto 179,375 lekë ose 1.7 milionë lekë të vjetra.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias dhe të kujtdo që përdor të dhëna për zyrtarë të Policisë, që paraprakisht të kërkojnë informacion zyrtar, në strukturat përkatëse, me qëllim të mos dezinformohet opinioni publik.

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Nisur nga një lajm i publikuar gjatë mbrëmjes së sotme, në emisionin “Opinion” në TV Klan, ku ndër të tjera është pasqyruar edhe paga bruto e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, sqarojmë opinonin publik se:

Të dhënat e publikuara janë tërësisht të pavërteta, pasi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka pagën bruto 179 375 lekë dhe pagën neto 133 692 lekë.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias dhe të kujtdo që përdor të dhëna për zyrtarë të Policisë, që paraprakisht të kërkojnë informacion zyrtar, në strukturat përkatëse, me qëllim të mos dezinformohet opinioni publik.

Policia e Shtetit është e interesuar gjithmonë për të vërtetën dhe në këtë kuadër është përherë e gatshme për të vënë në dispozicion çdo informacion që ligji e lejon për ta bërë publik.

Zjarr Tv Ad