Fevziu: Mënyra si Ahmetaj u largua lë dyshime se nuk do të kthehet për t’u përballur me procesin

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Blendi Fevziu thotë se mënyra se si është larguar deputeti Arben Ahmetaj, lë dyshime se ai nuk do të kthehet për t’u përballur me drejtësinë.

Në një lidhje direkte për Klan News, gazetari Fevziu beson se nuk do të ketë surpriza përsa i përket vendimit për heqjen e mandatit për Ahmetajn, pasi thotë se duket se “mazhoranza e ka lëshuar deputetin”.

Gjatë fjalës së tij, Fevziu shprehet se sipas informacioneve, seanca e shyrtimit në Kuvend për heqjen e mandatit të Ahmetajt do të mbahet ditën e hënë rreth orës 17:00 në një seancë të posacme.

Anjola Hamzaj: Skenaret që qarkullojnë rreth ish-ministrit Arben Ahmetaj janë të shumtë dhe veçanërisht janë shtuar pas konfirmimit të lajmit se ai nuk ndodhet në Shqipëri. Ju a mendoni se është një strategji e tij apo besoni se Ahmetaj do të kthehet dhe do të përballet me drejtësinë?

Blendi Fevziu: Atë nuk e di se vetë Ahmetaj nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por mënyra se si Ahmetaj është larguar ditën e premte, pra pak orë ndoshta edhe minutash para se SPAK të dërgonte në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të tij, të lë dyshime se Ahmetaj nuk do të kthehet për t’u përballur me procesin, të paktën jo në fillime sepse ne nuk e dimë se si do të shkojë më pas. Gjithsesi, këto janë thjesht dyshime.

Sipas informacioneve, referuar burimeve tona, besoj se të hënën në orën 17:00 do të jetë seanca plenare për heqjen e imunitetit të Ahmetajt. Mesa duket do të jetë një seancë e posacme, pra do të paraprihet nga shyqrtimi i raportit. Nuk besoj se do të ketë surpriza. Mazhoranca e ka bërë një hap, le të themi e “ka lëshuar Ahmetajn” që nga deklaratat e famshme të Ramës që “kush ka probleme, të marrë avokatë sepse nuk mund të gjejë mbrojtje në PS”. Nuk pritet të ketë surpiza në këtë drejtim. Pyetja e vetme që shtrohet është nëse Ahmetaj vetë do të jetë i pranishëm apo jo.

Me siguri do të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë dhe ka një sërë radhësh, dhe radha e parë lidhet me faktin se a do të vazhdojë më kjo kontratë, nëse verifikohet se është lidhur në kushte korruptive, atëherë duhet parë prishja e kontratës. Përgjegjësi politike ka, bëhet fjalë për një kontratë që është miratuar nga qeveria, por njerëzit që kanë prodhuar probleme mbajnë përgjegjësi individuale. Nëse Ahmetaj do të pasohet me ndonjë ish-ministër tjetër, ose në nivele më të larta, çështja do të jetë problematike.

Mesa nuhas, raportet e Ahmetajt me Ramën janë thyer më herët. Edhe në “Opinion” disa muaj më parë, Ahmetaj i ka dhënë mesazhet kryesore Ramës. I tha që “kryeministri të bëjë kryeministrin”. Nuk kishte gazetar që merret me kronikën që nuk e dinte që diçka do të ndodhte me Ahmetajn. Nuk është kaq sekret, nuk erdhi papritur. Ahmetaj mund të largohej derisa të hiqej imuniteti. Kjo është çështje e vullnetit nëse do të përballet me drejtësinë apo jo. Nëse Ahmetaj nuk paraqitet në gjykatë, e rëndon politikisht çështjen e iniceneratorëve./tvklan.al

Zjarr Tv Ad