SPAK gati prangat, PS ‘lëshon’ Arben Ahmetajn: Jemi dakord!

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste ka rënë dakord për dhënien e autorizimit pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Pak më herët, përfaqësuesit e opozitës dorëzuan raportin në Këshillin e Mandateve, për miratimin e dhënies së autorizimit, me kërkesë të SPAK “për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”, me qëllim për t’i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr. 277/1, të vitit 2022 për 3 veprat penale”.

Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka përfituar shuma të ndryshme monetare nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, gjatë kohës që ka qenë ministër, në mënyrë që t’i favorizonte lidhur me Inceneratorët.

Zjarr Tv Ad