Glasa që na bëri Beni!

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Dritan Hila

Ka shumë të ngjarë që Arben Ahmetaj i ka lënë puplat drejtësisë shqiptare.

Ndërkohë media po përpiqet ta shmangë goditjen e tij dhe ta çojë në drejtim të paditur.

Mesa duket Ahmetaj do ia hedhë paq. Me paratë që ka fituar duke mjelë ekonominë shqiptare, nuk do ketë probleme jetese.

Për shpëtimin e tij janë investuar politikanë dhe biznesmenë. Politikanët janë majtas e djathtas pasi ngjan se Ahmetaj ka bërë edhe ndere për të cilat do të ketë mbajtur fatura. Kush do ta shpëtojë përmend, mungesën e firmave të Ahmetajt në aferën e inceneratorëve, duke anashkaluar faktin që për tetë vite ai ishte ministri më i fuqishëm i Ramës pa lobimin e të cilit, nuk do bëheshin as inceneratorët. Jo më kot ka marrë pagesa prej tyre sikurse ka qenë edhe mik me Zoton e Mërtirin.

Arben Ahmetaj ishte bursisti i Kokalis, bursa greke e cila çonte në shkollat perëndimore politikanë të vendeve lindore ish-komuniste të Ballkanit, por që në fakt përgatisnin shtrirjen e influencës greke në këtë rajon. Si të tillë edhe mbronin interesat greke, por jo vetëm.

Ahmetaj ishte edhe sponsorizues i ligjeve që favorizonin oligarkët shqiptarë duke bërë ligje në favor të tyre. Madje emërimi i tij si zv/kryeministër thuhet se ka qenë pikërisht për shkak të presionit të tyre.

Ahmetaj ka pasur një histori të gjatë akuzash për korrupsion që në kohën e qeverisë Nano. Por gjithçka i vajti fjollë. Për ta mbyllur karrierën me një foto në doganën greke ku me veshje prej laskari, ministri disa herë i qeverive shqiptare, kaloi kufirin, stil të cilin e bëjnë gjithë udhëheqësit e këtij vendi të cilët pasi e rrjepin, i lënë glasën në dorë drejtësisë shqiptare.

Pas kësaj, Beni mund t’i shijojë paratë e tij jashtë shtetit derisa krimi të parashkruhet. Mos t’ju gënjejë mendja se do të ekstradohet. Mesa duket në dollapët e tij ka pasur shumë fakte për shumëkënd, derisa e lanë të ikte. E me siguri ka aq para sa të paguajë një avokat që të mos ekstradohet.

Ekstradim që pak kush nga politika do të ketë dëshirë të ndodhë./dritare.net

Zjarr Tv Ad