Finalizohet me sukses operacioni i koduar “TRANSPORTUESI”

0
535
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Peqin

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “TRANSPORTUESI”

Sekuestrohen 65 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa

Arrestohen në flagrancë katër shtetas

Në vijim të punës për goditjen e trafikimit apo shpërndarjes të lëndëve narkotike Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “TRANSPORTUESI”

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. M, 38 vjeç banues në Shijak

F.O, 23 vjeç banues në Durrës

A. B, 29 vjeç banues në Durrës

M. H, 23 vjeç banues në Durrës

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin BMW X5 drejtuar nga shtetasi A. M, në fshatin Lolaj të Njësisë Administrative Përparim të Bashkisë Peqin, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezulton se kjo vepër penale, dyshohet të jetë kryer në bashkëpunim nga shtetasit; F. O, i cili ka qenë drejtues i automjetit , me shtetasitb A. M, A. B dhe M.H.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

65 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”

Dy automjetet

5 aparate celularë të markave të ndryshme

2670 Euro

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

PeqinFinalizohet me sukses operacioni i koduar “TRANSPORTUESI”Sekuestrohen 65 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis SativaArrestohen në flagrancë katër shtetasNë vijim të punës për goditjen e trafikimit apo shpërndarjes të lëndëve narkotike Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “TRANSPORTUESI”Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:A. M, 38 vjeç banues në ShijakF.O, 23 vjeç banues në DurrësA. B, 29 vjeç banues në DurrësM. H, 23 vjeç banues në DurrësArrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin BMW X5 drejtuar nga shtetasi A. M, në fshatin Lolaj të Njësisë Administrative Përparim të Bashkisë Peqin, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezulton se kjo vepër penale, dyshohet të jetë kryer në bashkëpunim nga shtetasit; F. O, i cili ka qenë drejtues i automjetit , me shtetasitb A. M, A. B dhe M.H.Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:65 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”Dy automjetet5 aparate celularë të markave të ndryshme2670 EuroMaterialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. # # #

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 7. Juni 2017

Zjarr Tv Ad