Finalizohet operacioni “Riprogramuesit”, në pranga 3 të rinjtë nga Laçi

0
396
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Riprogramuesit”, gjatë të cilit u arrestuan 3 persona që dyshohet të jenë autorë të vjedhjeve të disa automjeteve në qytete të ndryshme.

Në grupin e strukturuar kriminal që vidhte automjete bënin pjesë Leonard Isufi (Noka), 28 vjeç,Izmir Çelmeta (Seli), 25 vjeç dhe Gazmir Seli, 33 vjeç, të tre banues në Laç.

Burime zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 01:00, të datës 11.10.2017, Shërbimet e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr 3, në vendin e njohur si “Foto Janku”, kanë konstatuar në flagrancë shtetasit Izmer Çelmeta dhe Leonard Isufi , duke tentuar të vjedhin me thyerje, automjetin e markës BMË seria 3, në pronësi të shtetasit A. K.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:Një kaçavidë, një sharrë hekuri, një pult automjeti e markës BMW, Një aparat elektronik “EDILOCK” (i cili dyshohet se shërben për çkodimin e çelësit të kuadrit të automjeteve), një çip elektronik çkodimi.dhe dy aparate telefonik.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasve Izmir Çelmeta dhe Gazmir Seli (vëllezër), janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri e 1 armë gjahu si dhe sende që i përdornin për të kryer vjedhjet.

Materialet proceduriale do t’i  kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad