Flet Berisha: Hajdutët e Ramës po vjedhin lekët e ndërkombëtarëve/ Me fatkeqësinë natyrore të 26 nëntorit, nënpunësit e Ramës bëjnë vila

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka hedhur akuza se po vidhen paratë e ndërkombëtarëve, të cilët i dhuruan për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. I ftuar në emisionin “Tempora”, Berisha u shpreh se; paratë i marrin nënpunësit e Ramës që kanë apartamente dhe vila në Tiranë, që nuk kanë nevojë si ata që kanë mbetur në qiell të hapur.

Mendoj se qytetari që foli në ekranin tuaj, nuk është rast i izoluar, u garantoj se si ai sot janë me dhjetëra, mijëra familje të dëmtuara nga tërmeti, nga Lezha në Durrës dhe  Tiranë. Do ju këshilloja gazetarëve që të shkoni në Shijak, sepse është qyteti më i dëmtuar pas Thumanës në mënyrë absolute, nuk është marrë asnjë masë.

Paratë po vidhen, shko në Zall Herr ku paratë i marrin nënpunësit e Edi Ramës, që kanë apartamente në Tiranë, kanë vila në Tiranë kanë lënë shtëpitë nëpër fshatra dhe nuk kanë nevojë mbi tokë. Paratë e tërmeteve e taksapaguesve europianë, po mbushin xhepat e hajdutëve”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad