Flet mjeku dhe zbulon ndërhyrjen që ka bërë shefja e Infektivit: Najda Çomon nuk e njihnin as të shtëpisë pas ndryshimit në pamje…

0
522
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefja e spitalit Infektiv Najada Çomo, i çuditi të gjithë teksa u shfaq në një emision televiziv tërësisht e transformuar, pa flokët e kuqe që janë tipari i jashtëm më dallues i saj.

Por përveç flokëve, dukej se në fytyrën e mjekes që synon të bëhet deputete në Kuvend, ka pasur një ndërhyrje që nuk dimë të themi nëse ka qenë apo jo botox.

Kirurgu estetik Panajot Papa, i pyetur për ndryshimin e Çomos tha se nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë bërë një botox në pjesën e ballit, por mund të ekzistojnë dhe filtra në aplikacione të ndryshme, që bëjnë që pamja e njeriut të jetë më e re se ajo reale.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori.

Ndërkohë që sa i takon Kryeministrit Rama, Papa tha se ai mund të ketë bërë ndonjë terapi me multivitamina, por jo botox, pasi nuk ka pasur një ndryshim të mimikës, apo shprehive të tij të fytyrës.

 

Zjarr Tv Ad