Flet studentja që përndiqet prej 6 muajsh, pasi sfidoi hapur Ramën

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ajo quhet Viosana Kokla dhe aktualisht ajo po ndiqet penalisht sepse akuzohet nga policia si autore e parullës, ‘Borchard turp të kesh’, në korridorin e pallatit ku banon ambasadori i OSBE.

Por ajo deklaron se ky është vetëm një pretekst, pasi përndiqet që prej dhjetorit të vitit të kaluar dhe është nën vëzhgim si protagonist në protestat e studentëve.

Duket se kryeministri nuk do ta ndalë hakmarrjen ndaj studentëve të cilët protestuan dhe e kundërshtuan në takimet publike, gjatë protestave studentore që ja tronditën qeverinë me themel. I tillë, është edhe rasti studentes së Arkitekturës Viosana Kokla, e cila në 20 dhjetor, bëri publike mesazhet kërcënuese që Edi Rama i kishte dërguar në numrin e saj të telefonit. Viosana gjatë një takimi, ja tha në sy kryemistrit live në TV se e kishte marrë në telefon në orën 10 të natës (shiko videon më poshtë) dhe e kishte fyer dhe shantazhuar.

Në një prononcim për gazetën ‘Shekulli’, studentja tregon se është ndjekur penalisht dy ditë më parë nga policia, duke u akuzuar si një prej studentëve e cila shkroi parullën ‘Borchard turp të kesh’. Ajo bën me dije, se nuk ka qenë studentja e cila ka bërë një veprim të tillë, duke shtuar se e gjithë kjo është një hakmarrje për shkak të përplasjes që pati me kryeministrin.

‘Z. Rama nuk pati se si të merrte hak ndaj meje, që në momentin kur unë i tregova në sytë të gjithëve mesazhet shantazhuese të bëra prej tij. Shoqërimi im në komisariat nuk është asgjë më shumë, vetëm hakmarrje. Prej momentin që unë jam përplasur me kryeministrin deri më sot, kam qenë nën survejimin e policisë’, thotë studentja.

Gjithashtu në këtë intervistë, studentja tregon edhe mënyrën se si është shoqëruar në polici, e po ashtu bën me dije se është detyruar nga efektivët të firmos një deklaratë për të cilën nuk ka qenë dakord.

‘Më detyruan të firmosja një deklaratë, e cila konfirmonte se unë kam qenë pjesë e grupit i cili shkroi në murin e shtëpisë së ambasadorit. U stepa, nuk doja ta firmosja, pro më thanë se nëse nuk e bëj, do të kaloja një natë në paraburgim. Në një farë mënyre u detyrova të nënshkruaj për diçka të cilën unë nuk e kam bërë’, rrëfen ajo.

Më tej shton se në momentin e arrestimit, ka qenë pranë shtëpisë dhe është gjendur në befasi.

‘Kur ka ardhur policia, kam qenë duke dal nga shtëpia. Ishte makina e policisë dhe disa civil. Më shoqëruan në Komisariatin nr.1, duke më ushtruar presion për rreth një orë. Si fillim më thanë se nuk mund të njoftoi asnjë që jam në komisariat, më pas më bën me dije se më kërkoni prej kohësh. Ndërkohë që unë nuk jam fshehur, kam qenë në punë dhe në shkollë gjatë gjithë kohës. Prej kohësh kam qenë e piketuar nga forcat e policisë. Emri im figuron në të gjitha komisariatet e Tiranës, prej muajit dhjetor’, sqaron ajo.

Studentja thotë se pavarësisht presioneve të vazhdueshme dhe kërcënimeve që kanë marrë, ditën e mërkurë më 22 maj ata do u rikthehen protestave para Ministrisë së Arsimit. Viosana thotë se më shumë se kurrë kanë të drejtë të ringrihen edhe më fuqishëm, pasi nuk është plotësuar asnjë prej kërkesave të artikuluara gjatë protestave të dhjetorit.

‘Ne kemi shumë arsye për t’u ringritur sërish në protesta edhe më të fuqishme. Deri më tani, me çdo VKM që kryeministri ka nxjerr thjeshtë ka thelluar krizën në universitet. Ditën e diel do të mblidhen të gjithë Këshillat Studentor të çdo fakulteti, për të diskutuar mënyrën se si do të koordinohen. Studentët janë më shumë se kurrë gati, për të mos u kthyer më pas dhe për të protestuar për disa kushtet që janë minimale dhe lehtësisht të realizueshme’, thotë ajo. /Shekulli.com.al

Zjarr Tv Ad