Flutura Açka: PD në një kaos të rrezikshëm, demokratët duhet të mbajnë fort logon e tyre

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka tha në një intervistë për Euronews Albania se, PD aktualisht është në një situatë kaosi për shkak të përçarjes dhe ky nuk është momenti për t’u ulur në një tryezë bashkëpunimi.

Sipas saj, demokratët duhet të njohin logon e partisë, me të cilën kanë votuar për 30 vjet, që është PD zyrtare.

“Unë mendoj se nuk ka qenë momenti për t’u ulur në tryezë, ne mund të vëmë koperturën në Kuvend por ne çalojmë tek partia, demokratët i kemi lënë në rrugë të madhe në këto 2 vite. Ne jemi në një kaos të rrezikshëm, por mendoj se një pjesë e jona, të paktën ajo ku unë jam që është PD zyrtare, mendoj se demokratët duhet të njohin logon e tyre dhe atë duhet të mbajnë fort, pavarësisht kush është lideri. Kjo pjesë aty ku jam unë, është ajo që na mban bashkë”, tha Açka.

Zjarr Tv Ad