Përplasjet brenda PD-së/ Tabaku: Të ndarë i bëjmë nder vetëm …

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka komentuar situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, ku në seancën e së enjtes pasi një përplasje të ashpër mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit. Tabaku tha në një intervistë televizive se është distancuar nga këto beteja mes veti në sytë e publikut dhe këtë u ka kërkuar dhe deputetëve të tjerë, që në Kuvend të bëjnë opozitë.

“Ka kolegë të tjerë që jemi duke e bërë dhe njerëzit kanë nevojë që të dëgjojnë se ca ndodh sot me pensionet, me inflacionin, rritjen e çmimeve. Pati disa kolegë që bënë thirrjen, që e kam bërë dhe unë dhe u kërkoj kolegëve që të mos e përdorim foltoren për të sulmuar njëri tjetrin, por për të bërë opozitë”, tha Tabaku.

Ndërkohë, Tabaku tha se PD duhet të gjejë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë, pasi sipas saj të ndarë i bëjnë nder vetëm qeverisë.

“Për mua ka një PD, kam qenë që 16 vjeç pjesë e kësaj partie, që në 2013 deputet dhe aty jam. Nëse nuk e kuptojnë që të fragmentarizuar dhe të ndarë i bëjmë nder vetëm qeverisë, ky është një shqetësim shumë i madh. E ardhmja e PD, duke ruajtur parimet, duke pasur angazhimin euroatlantik, PD duhet të gjejë mënyrën se si të dalë nga kjo situatë”, u shpreh Tabaku.

Zjarr Tv Ad