Forca të shumta sigurie dhe përbuzje e Florentino Perez, njihuni me pronarin e vërtetë të PSG-së

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë njohim si pronar të Paris Saint Germain sheikun, Nasser al Khelaifin. Por, pronari i vërtetë i klubit francez është Tamim bin Hamad Al Thani, i cili do të jetë i pranishëm për takimin e ndeshjes së parë të Champions Leaegue kundër Realit të Madridit.

Sheiku do të shoqërohet nga një numër i madh i forcave të sigurisë, për të arritur në kutinë e tij “VIP” nga ku ai do të shikojë ndeshjen. Gjithashtu, Al Thani nuk ka pranuar të shoqërohet nga dy presidentët e klubeve, Nasser al Khelaifi dhe Florentino Perez. Madje, asnjëri nuk do të marrë pjesë kur Al Thani të konsumojë vaktin e drekës para ndeshjes.

Al Thani është i lumtur që e ka lënë PSG-në në duart e Al Khelaifi e Leonardo dhe vetëm ndërhyn në çështje madhore. Problemi i fundit i tillë ishte Neymar.

Kur braziliani dhe babai i tij i thanë klubit se ata donin të largoheshin nga Parisi, emiri dha dritën jeshile, por me një kusht: që ai të mos linte PSG-në për më pak se 222 milionë euro që i kushtoi klubit në vitin 2017. Pjesa tjetër. është histori, pasi asnjë klub nuk ishte në gjendje të sigurojë atë shumë. Al Thani insistoi të mbahej i fortë dhe si rezultat, Neymar qëndroi.

Zjarr Tv Ad