Foshnja e porsalindur i shpëton jetën nënës me kancer

0
51

Një foshnje e porsalindur i ka shpëtuar jetën nënës pasi ndjeu kancerin në gjirin e saj.

Claire Granville e dinte që diçka nuk shkonte kur foshnja e saj  Matilda papritur nuk pranonte të ushqehej nga gjoksi i saj i majtë.

Por kurrë nuk e kishte imagjinuar se bëhej fjalë për diçka kaq serioze sa kanceri.

E hutuar nga refuzimi i vajzës për të pirë qumësht, 40-vjeçarja shkoi të konsultohej me mjekun. Pas analizave rezultoi se gruaja vuante nga kanceri i gjirit.

Ajo kishte një tumor masiv prej 10 centimetrash në gjoksin e majtë, pikërisht aty ku Matilda refuzoi të ushqehej.

Në sajë të diagnozës së shpejtë, mjekët arritën ti bënin kimioterapinë në kohë dhe Granville e mundi sëmundjen.

“Ajo e kuptoi dhe refuzoi të ushqehej,”-tha Claire, një infermiere, që jeton në Hull me partnerin Mark Wright. “Mendova se ishte një reagim i çuditshëm. Matilda ushqehej shumë mirë nnë gjoksin e djathtë kurse të majtit nuk i afrohej fare. Por duke refuzuar të ushqehej nga gjiri im, Matilda më shpëtoi jetën.”

Granville është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë Jakobin, 12 vjeç dhe Amelia, 10 vjeç.