FOTO/ Lulzim Basha voton si qytetar i thjeshtë bashkë me nënën, mediet nuk u njoftuan

0
189
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari zyrtarë, (i vetë-dorëhequr), i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka votuar në mesditë për zgjedhjet lokale në qendrën e tij pa bujë dhe si një qytetarë i thjeshtë. Ai është shfaqur së bashku me nënën dhe pasi ka votuar është larguar pa u përballur me mediet, të cilat edhe pse kishin një pritshmëri të lartë për ta kontaktuar, nuk kanë mundur dot që ti kërkonin prononcim pasi nuk ishin njoftuar.

Lulzim Basha më herët ka bërë thirrje për të votuar Partinë Demokratike për Këshillat dhe kandidatët e saj aty ku garojnë, (Roland Bejko në Tiranë), duke e konsideruar këtë votë si fillimin e fundit të Trekëndëshit, Rama-Berisha-Metaj, si përfaqësues të tranzicionit lëngues shqiptarë.

Zjarr Tv Ad