Fredi Beleri humb edhe “betejën” e fundit për t’u liruar

0
390
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Larta ka vendosur të lërë në burg Fredi Belerin. Fredi Beleri kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ në të cilën ndodhet prej 12 majit kur dhe u arrestua për akuzën e shitblerjes së votës.

Gjykatat e tjera e kanë rrëzuar në 5 raste kërkesën e tij për tu liruar ndërsa për herë të parë kjo masë sigurie u shqyrtua sot në Gjykatën e Lartë.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, u arrestua mesnatën e 12 majit nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet apo blerjes së votave.

Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për dokumentuar faktin e akuzës, ai u pajis me logjistikën e nevojshme, që nga regjistruesi. I infiltruari arriti të merrte shumën prej 40 mijë lekëve të reja në kërkim të 8 votave në favor të Belerit. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhje, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.

Arrestimi i tij ka nxitur reagimin e Athinës e cila kërkon me ngul lirimin e tij duke deklaruar se arrestimi i tij ka lidhje politike. Edhe Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis, njëherësh Kryetari i Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri i cili vizitoi më 18 korrik 2023 qytetin e Himarës kërkoi lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.

Zjarr Tv Ad