Doktori i shpresës së pandemisë ikën përfundimisht në Kanada: Dorëzova çelësat, por derën e mendjes sime e keni të hapur!

0
571
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tritan Kalo largohet përfundimisht nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por me kokën pas. 43 vite të kaluara duke i shërbyer të sëmurëve, gjithmonë për të bërë më të mirën.

Sot, ai ka lënë edhe zyrën, tashmë të boshatisur dhe përmes një postimi në rrjetet sociale emocionon duke përshkruar në detaj ndjesitë e tij.

Doktori do të emigrojë drejt Kanadasë për t’iu bashkuar familjes. Megjithatë thekson se Shqipëria do të jetë gjithmonë pjesë e pandashme e jetës së tij. Në facebook-un e vet, Kalo shkruante:

“Një foto në zyrën e boshatirus nga librat, laptopi, radio, stetoskopi, aparati i tensionit, fotot e diplomave në mure, etj, para dorëzimit të saj me gjithë paisjet e zyrës të cilat janë jo pronë e QSUNT-së, por ato le t’i gëzojë ai/ajo që do të vendoset aty. Takimi me stafin administrativ, një dhuratë mjaft e bukur prej tyre, një kafe dhe dorëzimi i çelësave. Në aspektin e punësimit ka një gjithmonë një fillim dhe një fund të tij.

Nga nesër e tutje pranë familjes në Victoria, BC, Canada, së cilës i kam munguar dhe më ka munguar kaq shumë, me urimin dhe shpresën e kalimit të sa më shumë viteve me të. Home sëeet home. MËMËDHEU do të mbetet kurdoherë i pranishëm në mëndjen dhe në zemrën time. BASHKËKOMBASIT e mi në këto Troje Arbërore e jo vetëm, kurdoherë do ta kenë si deri më sot të hapur derën e mëndjes sime. Profesionalizmi, Përkujdesja e Përkushtimi i Dr. Tritan Kalos ndaj tyre, kurrë nuk ka për të munguar. Together forever!”

Gjatë periudhës së pandemisë së “COVID-19”, mjeku Tritan Kalo ishte ndër ata që punoi pa pushim, por gjithashtu i jepte kurajo gjithë shqiptarëve se ajo sfidë do të kalohej pa pasoja të rënda. Doktori i shpresës për të gjithë, ku urtësia dhe profesionalizmi ishin bërë një trup në jetën e tij.

Postimi i doktorit Kalo:

https://www.facebook.com/tritan.kalo/posts/6900921603265880?ref=embed_post

Zjarr Tv Ad